I intervistuar nga Gianlucadimarzio.com, ish-sulmuesi Lilian Laslandes foli për Marcus Thuram.
Sulmuesi i Inter-it ka qenë protagonist i një fillimi të shkëlqyer të sezonit:
“Duhet theksuar se Marcus ka më shumë besim tek Interi sesa kur vesh fanellën e kombëtares, por është normale sepse me klubin ai stërvitet çdo ditë me të njëjtët lojtarë.
“Kjo është thelbësore për një sulmues të nivelit të lartë, sepse atëherë bëhet më e lehtë për t’u mësuar me mekanizmat e ekipit. Fillimi i sezonit është i shkëlqyer, unë e këshilloj që të vazhdojë të injorojë atë që u tha për të në Francë.
“Kanë kaluar vetëm dy vjet që kur ai u thirr në ekipin kombëtar dhe jam i bindur se kthesa është çështje kohe. Golashënuesi më i mirë? Ai duhet të synojë 15 gola, por është e realizueshme”.