“Te Interi më kërcënuan, klubi nuk mori asnjë masë!”

14 Korrik 2019
22:43
Anton Cicani
back button

Aventura e tij te Interi zgjati shumë pak, sepse zhgënjeu totalisht, por De Boer, megjithatë, nuk harron rrethanat me të cilat u desh të punojë… Në një intervistë të dhënë ditën e sotme, holandezi ka kujtuar një moment kur u kërcënua nga një agjent futbollisti…

"Te Interi një agjent erdhi dhe më tha: "nëse do ta dija që nuk do të aktivizoje futbollistin tim, nuk do të kisha lejuar kurrë që të bëheshe trajner i Interit!". Praktikisht, kjo për t'iu treguar se në çfarë pike zgjerohet ndikimi i këtyre agjentëve te Interi. Nuk pati asnjë aksion disiplinor, ndaj të punoje aty ishte e vështirë".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit