“Te Juve me pushime, synon vetëm Botërorin…”; Di Maria iu përgjigjet të gjithëve me një… fotografi “familjare”

2 Tetor 2022
8:10
Alfred Lleshi
back button

Pas kartonit të kuq që mori ndaj Monza, shumë veta rrudhën vetullat dhe filluan thashethemet: Angel Di Maria erdhi te Juventusi me pushime, synon vetëm Botërorin dhe gjëra të tilla. Në përpjekje për t’i larguar kësi zërash dhe fantazmash ishte vetë personi në fjalë, “Fideo”, i cili foli.

Kuptohet se nesër do të mungojë për shkak të skualifikimit ndaj Bologna dhe më pas në ndeshjen e madhe me Milanin. Ai foli për ‘433’ në programin ‘Deep Dive’, duke filluar me një fotografi: “Për mua, të qenit këtu te Juventusi është më shumë se e rëndësishme”.

Fotoja daton më 17 korrik. Di Maria është pranë pishinës me Alex Sandro, Dybala, Danilo, Pogba dhe Artrhur: “Kjo foto daton në ditën time të katërt ose të pestë bardhezi. Epo, duket sikur kam qenë te Juventusi prej katër ose pesë vitesh. Kjo foto tregon dashurinë dhe atë që Juve është në të vërtetë: një familje e madhe”.

Deklarata e dashurisë së argjentinasit nuk është ende e plotë: “Për mua, ardhja këtu është më shumë se e rëndësishme. Ndihem si në shtëpinë time, qysh ditën e parë”. Kuptohet, tifozët e Juventusit janë në pritje të rikthimit të tij në kampionat, ku shkëlqeu në ndeshjen e parë kundër Sassuolos. Ata do të mund ta shijojnë në Champions League kundër Maccabi Haifa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit