Te Juventus po “luten” që Thiago Motta të marrë drejtimin e Leverkusen, por italiani nuk është shumë i bindur

6 Shtator 2025
21:08
Telesport
back button

Pas shkarkimit të Erik ten Hag, vetëm pas dy javëve të para në Bundesligë, Leverkusen është vënë në kërkim të një trajneri të ri. Një nga emrat që klubi i “Aspirinave” ka kontaktuar së fundmi është edhe Thiago Motta.

Pas shkarkimit nga Juventus, Thiago Motta është i “papunë” dhe mesa duket do vazhdojë të jetë për një kohë të gjatë. Ish-trajneri i Juventus nuk duket shumë i bindur nga projekti i Leverkusen dhe e shikon veten e tij më shumë në Serie A, megjithatë ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga ana e tij.

Më shumë se vetë Motta, janë drejtuesit e Juventusit ata që po “luten” dhe shpresojnë që ai të pranojë ofertën e Leverkusen. Arsyeja? Fare e thjeshtë. Edhe pse u shkarkuar nga Juventus, Thiago Motta vazhdon të paguhet sipas kontratës që kishte me bardhezinjtë, e cila skadon në vitin 2027. Në rast se Motta do merrte drejtimin e Leverkusen, Juventus do të kursente 15 milionë euro, pjesa e mbetur nga rroga që i takon ish-trajnerit deri në vitin 2027.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit