“Të largohet një orë e më parë”, sulm i ashpër ndaj Kimmich

6 Qershor 2023
16:00
Denis Hakanaj
back button

Ish-futbollisti i bayern Munich, Mario Basler, ka dalë kundër mesfushorit Joshua Kimmich, autor i një sezoni jo shumë të mirë veçanerisht në fundin e kampionatit.

Tani ka zëra të merkatos që vijnë nga Spanja për gjermanin dhe Basler ka shpërthyer duke thënë:

“Kimmich nuk ka arritur të behët një protagonist në këtë sezon. Ylli i mesfushës së Bayern-it është shumë i mbivlerësuar.

“Nëse me të vërtetë Barcelona e do unë do ta dërgoja personalisht atje një orë e më parë. Problemi i tij i madhë shtë se do të bëjë gjithçka.

“Ka një diferencë të madhe mes detyrimit për ta bërë dhe dëshirës për ta bërë”, ka thënë Basler në programin sportiv të Sport 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit