“Të luaj me Real është diçka më e madhe se unë, Juventus është shtëpia ime”

18 Tetor 2024
9:38
Telesport
back button

I intervistuar nga Corriere dello Sport, mesfushori i Juventus, Andrea Cambiaso, ka folur për të ardhmen e tij. Kohët e fundit janë shtuar thashethemet që e shohin të lidhur me Real Madrid.

Ky transferim më duket se është diçka më e madhe se unë. Jam krenar për admiruesit që mund të kem aty, por unë nuk kam marrë asnjë propozim në asnjë rast”, u shpreh 24-vjeçari Italian.

Më pas, ai i ka dhënë një mesazh të qartë klubit bardhezi, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2029: “Juventusi është Real Madridi im. Këtu ndihem i lumtur”.

Andrea Cambiaso është në sezonin e tij të dytë me bardhezinjtë, ku në 48 ndeshje zyrtare ka realizuar 4 gola. Ai është një nga lojtarët e paprekshëm nga trajneri Thiago Motta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit