Gennaro Gattuso, aktualisht tel Hajduku i Splitit, ka shumë respekt për ish-trajnerin asistent të kombëtares shqiptare, Paolo Tramezzani.
Të gjithë e mbajmë mend punën e tij të jashtëzakonshme në aspektin teknik, duke ndihmuar trajnerin e parë, Gianni de Biasi, gjatë rrugëtimit kuqezi për në Kampionatin Europian 2016.
Pas ndeshjes së Hajdukut të Splitit në kampionatin kroat kundër Istrës së drejtuar nga Tramezzani, ish-mesfushori i Milanit e ka lavdëruar punën e teknikut italian.
“Nuk ka ndonjë diferencë të madhe ndërmjet trajnerëve kroat dhe atyre italianë. E kisha shumë të vështirë të përballesha me Tramezzani-n. E pata paralajmëruar ekipin. U thashë se të luash kundër skuadrave të këtij trajneri është si të shkosh te dentisti”.