“Te Mercedes duhet të mbështesin më shumë Russell, tashmë Hamilton është një ish-pilot”

17 Qershor 2024
8:55
Telesport
back button

Te Mercedes ende nuk kanë vendosur se cili pilot do të zëvendësojë Lewis Hamilton vitin tjetër. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të lërë makinën gjermane për të garuar me Ferrari, ndërkohë që vetëm George Russell është i konfirmuar te Mercedes për vitin 2025.

Duke folur për “Sky Sports F1”, ish-piloti britanik Damon Hill, kampion bote në vitin 1996, është i bindur se Mercedes nuk po e mbështet sa duhet Russell. “Lewis do të shkojë në Ferrari vitin e ardhshëm dhe George po përpiqet të konfirmohet si një pilot i mirë”, tha Damon Hill.

Mendoj se Mercedes duhet ta mbështesë atë pak më shumë, ata duhet t’i japin atij pak më shumë besim. Dhe, në këtë mënyrë, George nuk do të duhet të përpiqet aq shumë për të provuar vlerën e tij në garë, sepse më duket se ai po përpiqet të kompensojë paksa gjërat”, tha Hill

Russell duhet të qetësohet. Ai ka shpejtësinë, aftësitë, është shumë inteligjent. Jam i sigurt se ai mund të japë më të mirën nëse i japin pak më shumë rehati nga drejtuesit”, tha më tej Hill, duke kujtuar episionin në radio në garën e Kanadasë, ku nga Toto Wolff i tha: Përqendrohu George, përqendrohu!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit