Te Milani e ka besimin me pikatore, mesfushori ka statistikat më të mira në Evropë!

13 Nëntor 2019
20:01
back button

Ismael Bennacer u mor me bujë nga Milani dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha, pasi algjeriani vinte edhe nga Kupa e Afrikës, ku ishte zgjedhur lojtari më i mirë i turneut.

Fillimi ishte disi i vështirë për mesfushorin, sepse nuk arriti të gjente hapësirat e duhura. Gjithsesi, në dy ndeshjet e fundit ka qenë titullar dhe zor se mund ta humbasë më vendin. Besimin te Milani e ka pasur me pikatore, por pavarësisht kësaj, Bennacer ka arritur statistika të frikshme për aq minuta sa është aktivizuar.

Sipas statistikave të “Whoscored.com”, algjeriani është lojtari me përqindjen më të lartë të driblimeve të realizuara në pesë kampionatet më të forta në Evropë. Janë mbi 310 lojtarë që kanë arritur të përmbushin mbi 20 driblime në 5 ligat më të forta deri më tani dhe Bennacer mban vendin e parë me një saktësi prej 92.3%, më shumë se kushdo tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit