Te Napoli vijnë përforcimet, Conte fërkon duart: Jemi ende një kantier në ndërtim

28 Gusht 2024
13:28
Telesport
back button

Napoli pritet ta mbyllë merkaton me disa goditje të fortqa, si Scott McTominay e Romelu Lukaku, që kanë mbërritur në Itali për vizitat mjekësore. Jo vetëm ata të dy por edhe ndonjë emër tjetër pritet t’i bashkohet skuadrës së trajnerit Antonio Conte, që më në fund buzëqesh.

Për pasojë, skuadra italiane mbetet një kantier ndërtimi, por Conte po punon me djemtë në dispozicion: “Kam besim të madh te grupi që kam në dispozicion dhe doja që shumë prej tyre të qëndronin te Napoli. Diçka e pazgjidhshme tashmë na lidh, ata janë djem të mirë të cilët stërviteshin shumë pas humbjes në Verona”.

Dëgjoj se po vijnë disa përforcime, ky është një lajm i mirë për Napoli, pasi ekipi ka nevojë edhe për lojtarë që janë më të motivuar. Pas humbjes kaluam një javë të vështirë, por fitorja ndja Bologna dhe lajmet e mira nga merkato na rikthejnë optimizimin dhe na bashkojnë”, u shpreh Antonio Conte.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit