Bayern Munich ka pësuar një tjetër eliminim të hershëm nga Kupa e Gjermanisë, këtë herë pas humbjes 0-1 në fushën e tij, në raundin e 16-të nga rivalët e Bayer Leverkusen. Eliminimi ëshjtë padyshim zhgënjyes, që konfirmohet edhe nga trajneri Vincent Kompany.
“Sigurisht që është ky eliminim është një rezultat zhgënjyes. Kartoni i kuq i Neuer ndikoi në lojë, por djemtë bënë shumë mirë dhe treguan karakter. Kam luajtur në kaq shumë ndeshje me një lojtar më pak dhe e di sa e vështirë është”, u shpreh Kompany.
“Krijuam raste me një lojtar më pak por fatkeqësisht nuk arritëm të shënonim. Tifozët na dhanë një shtysë shtesë. Ne duhet të bëjmë dallimin mes faktit që jemi jashtë dhe faktit që djemtë bënë shumë mirë. Nuk mund të fajësoj askënd”, shtoi Kompany
Në fund, trajneri i Bayern Munich shtoi: “Rezultati me të vërtetë duket se varet nga kartoni i kuq i Manuel Neuer, gjë që është për të ardhur keq. Me të njëmbëdhjetë lojtarët në fushë, mund të kishte një rezultat shumë të ndryshëm”.