“Te PSG e kanë fjetur mendjen për të ardhmen time, ja kur do t’ua them se ku do të luaj”

25 Mars 2024
8:37
Telesport
back button

Tashmë të gjithë e dinë se sulmuesi Kylian Mbappé do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit për t’u transferuar te Real Madrid. Në fund të këtij sezonit, francezit i skadon kontrata me kampionët e PSG.

Ata që janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë çështje nuk kanë shumë dëshirë të flasin për këtë temë. I intervistuar nga Telefoot, Mbappé, që aktualisht luan me Francën, siguron se PSG-ja tani e ka mbyllur këtë muhabet.

Mendoj se njerëzit do ta dinë për të ardhmen time në kohën e duhur, para Kampionatit Europian. Unë do të arrij në Kampionatin Europian me qetësi dhe mendoj se në këtë mënyrë edhe mendja e njerëzve do të jetë e qetë”, tha Mbappe

Në klub e ardhmja ime nuk është më një temë e rëndësishme. Askush nuk më flet për këtë gjë kështu që askush nuk ka merak. Unë do të shkoj në Kampionatin Europian me sigurinë për të bërë gjëra të mëdha”, tha francezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit