“Te PSG ka gjithmonë një problem”, Henry: Ja çfarë duhet të bëjë Galtier

18 Gusht 2022
14:57
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi francez Thierry Henry ka folur për Prime Sport Video France në lidhje me klimën që është krijuar në shtëpinë e Paris Saint-Germain ku çdo situatë gjeneron shpesh kaos dhe polemika.

Në mënyrë të veçantë, ish-legjenda ka folur për pakënaqësitë e fundit që, sipas shtypit francez, janë krijuar mes Kylian Mbappe dhe Neymar.

“Nëse Mbappe ka nevojë të gjejë një rol të tijin? Jo, ai është roli i tij, por nuk duhet t’i tregoj asgjë askujt. Tani duhet të luajë.

“Si do t’ia bëjë trajnerit që t’i aktivizojë të gjithë bashkë? I uroj fat, Galtier do të duhet të gjejë mënyrën që t’i bëjë të gjithë të lumtur”, ka thënë Henry.

Përsëri në lidhje me klubin francez: “Te Paris Saint-Germain ka gjithmonë një debat, ka gjithmonë një problem. Kanë fituar 5-2, por flitet gjithsesi për Mbappe ose Neymar. Vitin e kaluar flitej për Neymar dhe do të jetë gjithmonë kështu. Ky është PSG”.

Në orët e kaluara është folur për një situatë të tensionuar pikërisht mes brazilianit dhe yllit francez për shkak të një penalltie të marrë nga O’Ney. Të shohim nëse gjërat do të shkojnë më mirë nga ndeshja e ardhshme…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit