“Te Roma kam kaluar momentin më të vështirë”, Schick: Tani nuk kam më frikë nga e ardhmja

20 Janar 2022
16:31
Denis Hakanaj

Patrick Schick është kthyer të flasë për eksperiencën e tij zhgënjyese te Roma.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, autor i 18 golave në 20 ndeshje të luajtura në këtë sezon, ka folur për transferimin e tij te verdhekuqtë në një intervistë të dhënë për portalin Indipendent:

“Pasi është zbuluar problemi në zemër që ka bërë të dështojë transferimi tek Juventus, jam tronditur. Nuk ndieja asgjë të keqe, mendoja se isha me shëndet të mirë”, ka thënë sulmuesi çek.

Pasi është zgjidhur problemi, Roma e ka blerë lojtarin:

“Kudo që kam shkuar, kam shënuar gjithmonë. Duke parë atë që ka ndodhur, shumë gjëra do t’i bëja ndryshe. Në atë kohë u ktheva më herët se duhej. Kam luajtur shumë shpejt dhe kjo më ka shkaktuar probleme.

“Kisha akoma besim te vetja, por rrethanat nuk ishin nga më të mirat. E dija se duhej të ndryshoja. Megjithatë, falë asaj periudhe nuk kam më frikë nga e ardhmja dhe jam bërë një lojtar më i mirë. Te Roma kam kaluar momentin më të vështirë të karrierës sime”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit