“Të tepërt” në skuadrat e tyre, Juventus dhe Napoli përgatiten për shkëmbimin e bujshëm në janar

26 Dhjetor 2024
12:39
Telesport
back button

Historia e Nicolò Fagioli te Juventus është afër fundit, pasi lojtari është një hap larg lamtumirës. Edhe pse mesfushorin 23-vjeçar e kërkon skuadra e Marseille, ditët e fundit në gjurmët e tij është vënë edhe Napoli, që duket se e ka parakaluar konkurrencën e skuadrës franceze.

Fagioli do të largohet nga Torino në merkaton e janarit, por me shumë gjasa do të qëndrojë në Serie A. Transferimi te Napoli duket një gjë e kryer, pasi palët kanë arritur një marrëveshje që përfshin edhe një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për sulmuesin Giacomo Raspadori, 24 vjeç.

Duekt se të dyja klubet kanë nevojë të bëjnë këtë shkëmbim, duke sistemuar disi skuadrat në merkaton e janarit. Të dy lojtarët duan një ndryshim në karrierën e tyre për të gjetur më shumë hapësirë. Fagioli do të ndihmonte trajnerin Antonio Conte, duke sistemuar disi gjërat në mesfushë.

Ndërsa Raspadori do të mbulonte si rolin e sulmuesit të dytë ashtu edhe atë të qendërsulmuesit, duke ndihmuar skuadrën në mbrojtje, ashtu siç i pëlqen trajnerit Thiago Motta. Me pak fjalë, nevojat e përbashkëta të klubeve dhe lojtarëve po çojnë drejt një shkëmbimi “kokë më kokë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit