“Të zhgënjyer dhe të pafat, futbolli ndonjëherë është i padrejtë”

8 Maj 2024
10:41
Telesport
back button

Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe me eliminimin nga gjysmëfinalet e Champions League”. Është kjo deklarata e dhënë nga Nasser Al-Khelaifi, president i PSG-së

Skuadra pariziene u eliminua nga gara pas humbjes 0-1 në fushën e saj ngda Borussia Dortmund, duke e kthyer Champions League në një mallkim për kampionët e Francës. “Në sfidën e dytë meritonim më shumë, pasi luajtëm shumë më mirë. Goditëm shtyllat katër herë në këtë ndeshje dhe dy herë të tjera javën e kaluar, topi nuk donte të futej brenda”, tha Al-Khelaifi.

Ne dhamë gjithçka, lojtarët, trajneri, tifozët, por nuk ishte e shkruar që në të kualifikoheshim. Është shumë e vështirë, menduam se mund të shkonim në finale, por Dortmundi fitoi, urime për ta”, tha më tej president ii PSG.

Unë jam krenar për ekipin tim, kemi arritur në gjysmëfinale katër herë në pesë vjet. Natyrisht që ky nuk është objektivi, ne donim të shkonim në finale, por ky është futbolli, duhet ta pranojmë se shpesh është i padrejtë”, tha Al-Khelaifi.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit