Tebas kritikon Real Madrid pas Topit të Artë: “Të luash viktimën është e ekzagjeruar. Nuk e di ku po shkojnë…”

29 Tetor 2024
23:08
Telesport
back button

Pasi mësoi se Vinicius Junior nuk do të ishte fituesi i çmimit të Topit të Artë 2024, Real Madridi vendosi të bojkotojë ceremoninë në Paris duke anuluar fluturimin dhe axhendèn (priteshin te shkonin ne teatrin prestigjoz te pakten Perez, Ancelotti, Bellingham dhe pikerisht Vincius Jr dhe Butragenio). Ky vendim u kritikua nga shumë njerëz, përfshirë presidentin e La Ligës, Javier Tebas.

Në një intervistë për L’Equipe, Tebas bëri të ditur ndjenjat e tij për këtë çështje. “Unë jam një tifoz i Real Madridit. Vlerat e rëndësishme të këtij klubi janë të jesh zotëri dhe të shtrëngosh duart kur humbet. Mendoj se Real Madridi e ka humbur këtë mentalitet shumë kohë më parë”.

“Ata duhet të kishin shkuar në ceremoni dhe jo të vinin në dyshim sistemin e France Football, i cili është transparent, me 100 gazetarë që votojnë”.

“Te luash viktimën si Real Madridit është e ekzagjeruar. Nuk e di ku po shkojnë. Ne gjithashtu e përjetojmë këtë mungesë elegance në Spanjë”, deklaroi Tebas. Nuk ka dyshim se Real Madridi , dhe veçanërisht Vinicius, ndjejnë një ndjenjë padrejtësie për këtë çështje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit