Tebas: “Vinicius e meriton Topin e Artë. Ndeshja e La Ligas në SHBA? FIFA do të na autorizojë”

27 Tetor 2024
1:29
Telesport
back button

Tebas, presidenti i La Liga-s, ka folur ne mediat mbi mundesine e nje ndeshje në Shtetet e Bashkuara këtë vit: “Nuk e di, shpresoj. Do të shohim. Nuk varet nga ne, por nga rrethanat. Gjërat kanë ndryshuar, FIFA do të autorizonte një ndeshje zyrtare e La Ligës spanjolle në SHBA.

Do te duhet të ndjekim disa hapa. Unë nuk kam folur drejtpërdrejt me klubet, por e di se ata kanë qenë gjithmonë të interesuar të luajnë në Shtetet e Bashkuara. Nuk mendoj se do të ndryshojnë mendje”. Ndeshja e perfolur duket se eshte Barcelona-Atletico Madrid.

Vinicius Topi i Artë: “Unë mendoj se ai duhet ta fitojë atë, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe ai e meriton atë”.

Parashikimi për Barcelona-Real | Tebas kishte thene: “Barça është në një moment të madh, por pjesa e dytë e Real Madridit në Champions League tregon ADN e tyre… Gjithçka mund të ndodhë. Për arsye sportive, Barcelona është favorit, por do të jetë një nga sfidat më të hapura që kam parë kohët e fundit.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit