Tek Inter shijojnë fitoren ndaj Como: Këto janë pikë që të afrojnë me titullin kampion

24 Dhjetor 2024
8:43
Telesport
back button

Inter mposhti 2-0 ekipin e Como, duke marrë tri pikë të rëndësishme për renditje. Me një ndeshje më pak, zikaltërit janë tri pikë pas Atalantës që kryeson Serie A.

Një nga protagonistët e Inter është Alessandro Bastoni, që tha: “Këto janë pikë që peshojnë shumë për titullin, sidomos në ndeshjet ku ndoshta nuk jemi 100% të shkëlqyer”.

Po luajmë shumë ndeshje dhe na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm. Ndaj, ishte e rëndësishme që Carlos Augusto rikthehej, pasi ai mund të luajë role të ndryshme”, shtoi Bastoni.

Gjithçka që duhet të bëjmë është të vazhdojmë kështu, kalendari është i ngjeshur dhe nuk ka kohë për pushime. Do të jetë një periudhë e vështirë”, tha mbrojtësi i Inter.

E rëndësishme është që të rikuperohen të gjithë lojtarët sa më shpejt të jetë e mundur, të zëvendësohen ata që kanë luajtur shumë. KJo do të jetë e rëndësishme për pjesën tjetër të sezonit”, tha Bastoni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit