Tek Interi optimizmi është në maksimum pas fitores 6-0 ndaj Lazio në kampionat. Një fitore e madhe ndaj një ekipi rival për titull, që ka rikthyer buzëqeshjen pas humbjes në Champions League.
Hakan Calhanoglu është shprehur i kënaqur pas fitores së madhe ndaj Lazios: “Ne luajtëm keq kundër Leverkusen, por dje luajtëm më mirë. Ishte një reagim i mrekullueshëm i ekipit në të cilin të gjithë bënë punën e tyre”.
“Lazio ishte në formë dhe ne shkuam për të fituar. Lautaro punon për ekipin dhe nuk është problem nëse nuk shënon. Ai gjithashtu ndihmon ekipin në fazën mbrojtëse. Momenti i tij do të vijë. Ai tashmë ka bërë shumë gjëra për Interin”, tha Calhanoglu.
Ndërsa sulmuesi Marcus Thuram, u shpreh: “Ishte e rëndësishme të bënim një ndeshje të shkëlqyer përballë një skuadre që kishte të njëjtat pikë si ne. Ia dolëm mbanë dhe jemi të kënaqur nga paraqitja e rezultati”.