Tek Interi dështoi, Napoli kërkon ta rikthejë në Serie A!

29 Mars 2020
13:11
back button

Një nga afrimet më të bujshme të Interit të sezonit të kaluar ka qenë Sime Vrsaljko. Kroati erdhi me shumë bujë pas Botërorit fantastik me Kroacinë, por rezultoi një dështim, kjo edhe për shkak të dëmtimit që pësoi.

Në sezonin aktual, mbrojtësi qëndroi tek Atletico, por në verë largimi nga Madridi duket thuajse i sigurt. Madje, për kroatin është projektuar rikthimi në Serie A, ku Napoli po mendon seriozisht të nënshkruajë me të.

Kështu shkruan “Tuttosport”, sipas të cilës, Napoli do ta huazojë me të drejtë blerjeje në verë Vrsaljkon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit