Tek Juventus nuk bind, Conte dhe Arsenal janë gati të përfitojnë

30 Nëntor 2021
19:54
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Alvaro Morata tek Juventus është në dyshim.

Bardhezinjtë duhet të paguajnë 35 milionë euro për ta blerë përfundimisht nga Atlerico Madrid.

Megjithatë, duket se spanjolli nuk do ta kishte të vështirë të gjente një klub të ri. Sipas todofichajes.com, duket se dy klube të Premier League interesohen për të.

Bëhet fjalë për Arsenal-in dhe Tottenham-in e Antonio Conte-s.

Gjithsesi, Morata ka edhe gjashtë muaj kohë për të bindur Juventus-in: 180 ditë që do të vendosin të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit