Telashe për Manchester United, mbrojtësi me paterica dhe 3 muaj jashtë pas dëmtimit

1 Gusht 2024
9:13
Telesport
back button

Mbrojtësi 19-vjeçar francez Leny Yoro, që vetëm dy javë më parë nënshkroi me Manchester United, pritet të qëndrojë të paktën 3 muaj pushim. Ai u dëmtua në miqësoren që “djajtë e kuq” humbën 1-2 ndaj Arsenal dy ditë më parë. Një goditje e rëndë kjo për trajnerin Ten Hag.

Pas ndeshjes, lojtari u pa i veshur me një këpucë mbrojtëse në këmbën e majtë dhe duke përdorur paterica. Psa një kontrolli më të detajuar u mësua se dëmtimi është më i rëndë nga sa mendohej, duke bërë që Yoro ta nisë jo mirë aventurën në Premier League.

Leny Yoro u largua nga fusha me një çalim të dukshëm, i shoqëruar nga stafi mjekësor. Pas një kontrolli u konfirmua se lojtari do të qëndrojë 3 muaj jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi të rëndë në kavilje, që nuk do ta lejojë të stërvitet normalisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit