Telashe për Milan, trajneri Fonseca humbet sulmuesin për 3 javë, rikthehet pas kombëtareve

22 Gusht 2024
12:18
Telesport
back button

Milani humbet menjëherë Alvaro Morata për shkak të dëmtimit. Ekzaminimi i fundit instrumental të cilit iu nënshtrua sulmuesi spanjoll, nxori në pah një dëmtim të shkallës së ulët të muskulit rectus femoris të këmbës së majtë.

Gjendja e lojtarit do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndaj me siguri do të mungojë në ndeshjen kundër Parmës të shtunën. Jo vetëm kaq, por spanjolli nuk do të luajë edhe takimin kundër Lazio, të planifikuar për 31 gusht.

Morata do të kthehet në dispozicion të trajnerit Fonseca vetëm pas pushimit që do të nisë në shtator për shkak të ekipeve kombëtare. Me shumë gjasa ai nuk do të grumbullohet as në kombëtare për të rikuperuar 100%.

Objektivi i klubit kuqezi është ta shohë atë në fushë në ndeshjen në shtëpi kundër Venezia, më 15 shtator. Stafi mjekësor kërkon ta rikthejë Morata në maksimumin e tij për derbin me Inter, në javën e katërt të Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit