Telashe për trajnerin Arteta, ylli i Arsenal dëmtohet gjatë grumbullimit me kombëtaren

14 Tetor 2024
9:40
Telesport
back button

Sulmuesi i Arsenal, Gabriel Martinelli, ka pësuar një lëndim në kavilje gjatë kohës që ishte i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit. Federata Braziliane ka konfirmuar dëmtimin prmes një deklarate, duke shtuar se sulmuesi i është nënshtruar një skanimi MRI.

Në deklaratë thuhet: “Martinelli u ankua për dhimbje në kaviljen e djathtë dhe iu nënshtrua një MRI të dielën mbrëma. Skanimi tregoi një zonë të vogël të edemës muskulore”.

Martinelli është ende i grumbulluar me kombëtaren braziliane dhe është në dyshim për ndeshjen e së mërkurës kundër Perusë. Tek Arsenal paniku është i madh për një dëmtim më të rëndë, ndërkohë që edhe Bukayo Saka është larguar nga grumbullimi i kombëtares angleze pas një problemi në kofshë.

Gjithashtu, Kai Havertz nuk u grumbullua këtë herë me Gjermaninë për shkak të problemeve në gju. Ndërsa Jurrien Timber nuk u thirr nga Holanda për shkak të lëndimit.

Tashmë është konfirmuar se kapiteni Martin Odegaard do të mungojë deri në nëntor për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës. Ben White dhe Olesksandr Zinchenko janë gjithashtu në një listë në rritje të lëndimeve për Topçinjtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit