Ten Hag acaron tifozët: “Rëndësi ka që ne nuk pësojmë gol”

6 Tetor 2024
19:30
Telesport
back button

Trajneri Erik ten Hag po shton javë pas jave dozat e mesazheve të dobëta dhe që nuk ofrojnë aspak shpresë për tifozët e Manchester United.

Pas barazimit pa gola me Aston Villa, “Djajtë e kuq” kanë fituar vetëm 8 pikë në shtatë javët e para në Premier League dhe renditen të 14-tit.

“Skuadra po bëhet më kompakte. Mos harroni se kemi 4 ndeshje këtë sezon pa pësuar gol. Po fitojmë vetëbesim. Duhet më shumë kohë, që skuadra të kalitet dhe të marrë formën e duhur”, tha holandezi pas ndeshjes.

Këto fjali të tij kanë marrë reagime pafund në rrjetet sociale. “Si mund të flasësh për mospësim golash?! Je trajner i Manchester United! Duhet të mendosh për të shënuar”, ishte një nga komentet më të pëlqyera në rrjetet sociale nga një tifoz i “Djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit