Ten Hag dhe vendimi befasues i United. Por diçka do të ndryshojë…

12 Qershor 2024
17:57
Denis Hakanaj
back button

Drejtuesit e Djajve të Kuq kishin nisur prej kohësh kontaktet me trajnerë të ndryshëm që mund të ishin të përshtatshëm për stolin e rëndësishëm të Old Trafford: nga Pochettino te Tuchel, duke kaluar nga McKenna, i freskët nga promovimi në Premier League me Ipswich Town.

Vendimi përfundimtar ka ardhur dhe është një konfirmim i bujshëm dhe i papritur: Erik Ten Hag mbetet te Manchester United. Fitorja e FA Cup në derbin kundër Manchester Cityt – që i lejoi Djajtë e Kuq të kualifikoheshin në Europa League – ndryshoi planet e klubit Ratcliffe.

Sir Jim Ratcliffe, pronar i klubit, ka vendosur që Erik Ten Hag të qëndrojë edhe për 12 muaj të tjerë. Por diçka do të ndryshojë në Mançester: roli i trajnerit do të pësojë ndryshime, veçanërisht në merkato.

Që nga ardhja e tij në United, holandezi ka pasur një ndikim të madh në transferime, duke marrë lojtarë si Antony, Lisandro Martinez dhe Amrabat, të cilët nuk kanë garantuar kërcimin e dëshiruar në cilësi.

Negociatat do të mbikëqyren nga CEO i ri Omar Berrarda, i mbështetur nga drejtori Dan Ashworth që vjen nga Newcastle.

Ndikimi i Ten Hag-it në merkato do të reduktohet ndjeshëm pas disa goditjeve që nuk rezultuan pozitive.

Sezonin e ardhshëm do të bëhet shumë punë nga drejtuesit, veçanërisht me të rinjtë: Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho janë tani gurët e themelit të titullarëve të Djajve të Kuq, dhe merita duhet të ndahet padyshim me Ten Hag, i cili u besoi të dyve.

Fytyra të reja me siguri do të vijnë nga merkato dhe ndër të dyshuarit kryesorë janë surprizat e reja Eze dhe Olise, të cilët shkëlqyen te Crystal Palace në fundin e sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit