Manchester United do të luajë sot në Turqi në fushën e Fenerbahce në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Një sfidë delikate për “djajtë e kuq”, që vijnë me shumë mungesa, kryesisht për shkak të dëmtimeve, që kanë qetë të shumta kohët e fundit.
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka zbuluar se nëse skuadra do të vijojë të pësojë të tjera dëmtime ai nuk do të ketë me lojtarë në dispozicion për të konkurruar në fronte të shumta këtë sezon.
Trajneri i United ka konfirmuar se Mason Mount do të rikthehet së shpejti, por rikuperimi i tij ka zgjatur më shumë sesa pritej. Mount është një nga dhjetë lojtarët e Manchester United aktualisht të padisponueshëm për shkak dëmtimi, ndaj Ten Hag konfirmon se situata në klub është e komplikuar.
“Rikthimi i Mount zgjati më shumë se sa pritej, por mendoj se ai do të jetë me ne së shpejti. Lojtarët që janë në dispozicion duhet të bëjnë punën e tyre. Ata janë të aftë për ta bërë këtë gjë dhe jam krenar për ata”, tha Ten Hag.
“Situata është e komplikuar, por asnjëherë nuk është e lehtë. Duhet ta përballojmë, do të na duhet ta përballojmë. Duhet të mbulojmë shumë ndeshje brenda një kohe të shkurtër dhe do ta bëjmë atë sa më mirë të jetë e mundur me këta lojtarë që kemi në dispozicion”, tha më tej trajneri holandez.
“Kemi dy ndeshje të vështira këtë javë, sot ndaj Fenerbahce dhe të dielën ndaj West Ham. Gjithsesi, lojtarëve u pëlqen të luajnë futboll në vend që të stërviten, pasi për ata kjo është është mënyra më e mirë për të treguar veten. Për momentin, ne mund ta përballojmë situatën, por nëse kemi të tjera dëmtime do të na duhet të marrim lojtarët e rinj”, tha Ten Hag.