Manchester United është bindur se Ten Hag nuk ka më vend në Old Trafford. Skuadra nuk po performon dhe rezultatet janë të dobëta.
Klubi anglez ka një plan B. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili konsiderohet emër bindës për stolin.
Ndeshja e ardhshme me Porton do të vulosë përfundimisht fatin e teknikut holandez, i cili ka marrë vetëm 7 pikë në 6 ndeshjet e para të kampionatit, pozicionuar në vendin e 12-të.
Humbja e fundit me Tottenham (0-3) ka ngjallur edhe më shumë dyshime për të ardhmen e tij. Tifozët nuk kanë durim dhe dje pas humbjes kënduan “Nesër do shkarkohesh”.