Pas një sezoni zhgënjyes në Premier League, ekipi i Manchester United përgatitet të zhvillojë një kampionat si protagonist. Kjo do të thotë se presioni te trajnerit Erik ten Hag, që sapo rinovoi kontratën dhe lojtarët do të jetë i madh.
“Është e drejtë që klubi të kërkojë më të mirën nga ne. Jemi Manchester United dhe nga ky ekip kërkohet gjithnjë më e mira. Presioni do të jetë i madh që në fillim, ndaj duam që ta nisim sezonin me këmbën e mbarë”, tha Ten Hag.
“Mua nuk më tremb presioni edhe pse kjo verë ka nisur e qetë. Fituam një trofe dhe e dija që puna ime do të shpërblehej. Tani na duhet të përgatitemi mirë për të qenë gati. Pas 3 javësh nis kampionati dhe duhet të tregojmë kush jemi”, tha trajneri holandez.
“Është shumë e rëndësishme që në ndeshjet e gushtit të paraqitemi mirë dhe të marrim sa më shumë pikë. Kjo doi të ishte një shtysë e madhe për muajt në vijim, kur kalendari do të jetë më i ngjeshur. Ne kemi besim dhe e dimë se klubin e tifozët do t’i kemi pranë”, tha Ten Hag.
Natyrisht që nga “djajtë e kuq” kërkohet një vend në Champions League sezonin tjetër. “Nuk është puna për të thënë se çfarë duam. Ne duam të jemi sa më lart, mundësisht në majë edhe pse ky kampionat ka konkurrencë. Ta nisim mbarë dhe më pas do ta kemi më të lehtë”, tha trajneri i Manchester United.