Manchester United ka pësuar një humbje të thellë 0-3 në miqësoren ndaj Liverpool. Një rezultat që tregon se “djajtë e kuq” nuk janë ende gati, sidomos pas disa dëmtimeve që pësuan javën e kaluar.
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, u shpreh për këtë sfidë: “Kishte ndjenja të përziera. Kam parë gjëra pozitive, por mënyra se si pësojmë gola lë për të dëshiruar. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me këtë gjë”.
I pyetur nëse do të ketë më ndryshime në skuadër para fillimit të sezonit në Premier League, trajneri holandez shtoi: “Është gjithmonë e vështirë të thuhet. Shpresojmë që po duke parë dëmtimet”.
“Ne jemi gjithmonë në kërkim dhe ky ekip i ri drejtues është me të vërtetë i etur për të bërë biznes dhe për të bërë marrëveshje. Por ne duhet të presim nëse koha është atje dhe nëse mundësitë janë atje”, tha Ten Hag.
Në lidhje me aktivizimin e Jadon Sancho në rolin e qendërsulmuesit, ai tha: “Nëse Jadon nuk do të ishte një opsion nuk do ta kishim aktivizuar në atë rol. Marcus e ka bërë më parë dhe është padyshim një opsion, por unë mendoj se ai është më produktiv nga e majta, kur vjen brenda”.