Trajneri Erik ten Hag ka konfirmuar se mbrojtësi Victor Lindelof do të humbasë udhëtimin e Manchester United në Brighton të shtunën, për ndeshjen e radhës në Premier League.
Mbrojtësi, i cili është përfolur shpesh për një largim këtë verë, ka një dëmtim në gishtin e këmbës.“Nuk ka asnjë konfuzion për Lindelof, ai ka një problem në gishtin e tij”, tha trajneri holandez i “djajve të kuq”.
“Pra, ne shpresojmë se ai mund të kthehet shpejt, por ai nuk është i disponueshëm për fundjavë. Aty ku kemi edhe disa dëmtime të tjera si Tyrell Malacia apo Rasmus Hojlund. Ata nuk janë gjithashtu të disponueshëm ashtu si dhe Luke Shaw”, tha Ten Hag.
Sky Sports News raportoi interesim nga Fenerbahce në fillim të verës për Lindelof, i cili ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij. Dritarja e transferimeve në Premier League mbyllet për pak më shumë se një javë.