Ten Hag mbrohet pas dështimit në shtëpi: Ai karton i kuq i nxituar na shkatërroi lojën

30 Shtator 2024
8:43
Telesport
back button

Manchester United pësoi një humbje të turpshme 0-3 në shtëpi ndaj Tottenham dhe ka vetëm 7 pikë në renditje pas 6 ndeshjesh në Premier League. Situata rreth trajnerit Erik Ten Hag tani po bëhet serioze, madje ai rrezikon shkarkimin.

Trajneri i “djajve të kuq”, u shpreh se detajet bënë diferencën, duke vënë gushtin te kartoni i kuq i Bruno Fernandes. “Ishte një fillim i keq i ndeshjes, pasi Tottenham ishte dominues. Bëmë shumë gabime në zotërimin e topit që nuk duhej t’i kishim bërë”.

Nuk ishim në gjendje të dilnim nga presioni i tyre në mënyrën më të mirë dhe morëm vendime të gabuara në fushë. Kishim mundësi për t’u rikuperuar, por më pas kartoni i kuq ndryshoi lojën”, u shpreh Ten Hag.

Më tej, ai shtoi: “Nuk mendoj se ishte një ndërhyrje për karton të kuq. Rezultati ishte 0-1 dhe ne mund të rikuperonim. Por ai episod pati një ndikim të madh në ndeshje”.

E kam bërë të qartë para ndeshjes se si duhet të mbrohemi. Ne kemi humbur besimin, mund të bëjmë më mirë dhe të gjithë lojtarët e dinë këtë. Ne ishim të padisiplinuar dhe të nxituar me topin”, tha Ten Hag.

Për të ardhmen e tij, ai tha: “Sot është gjithmonë një ditë e re. Duhet të mësojmë, të bëjmë gjërat më mirë dhe të përmirësohemi me topin. Nuk dua të flas për progres pas një disfate si kjo, ne duhet të punojmë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit