Ten Hag: Mos më gjykoni për këtë moment, më gjykoni në fund të sezonit

4 Tetor 2024
9:47
Telesport
back button

Një tjetër rezultat jo fort pozitiv për Manchester United, që barazoi 3-3 në Europa League ndaj Porto në “Estadio do Dragao”. Madje, për një moment dukej se trajneri Erik ten Hag ishte në buzë të humnerës para se të tijtë të barazonin në kohën shtesë.

Manchester United luajti me hope, pasi nga avantazhi 0-2 për “djajtë e kuq” shifrat u përmbysën në 3-2 për vendasit. Një tjetër ndeshje, e dyta radhazi, ku Bruno Fernandes ndëshkohet me kartonin e kuq.

Ne do të arrijmë atje, te suksesi. Mos na gjykoni në këtë moment, na gjykoni në fund të sezonit. Ne jemi në proces, do të përmirësohemi. Kemi pasur dy sezone ku kemi arritur në finale, ndaj do të vazhdojmë dhe do të luftojmë”, tha Ten Hag.

United aktualisht ndodhet në vendin e 13-të në Premier League dhe janë shtuar spekulimet se Ten Hag ka dy ndeshje për të shpëtuar vendin e punës pas humbjes 0-3 ndaj Tottenham.

Ju e shihni frymën dhe lidhjen midis stafit dhe ekipit. Lojtarët janë bashkë, kanë një shpirt të fortë dhe duan të arrijnë te suksesi. Ne kemi një mentalitet të mirë, por në disa pjesë të mbrojtjes duhet të rritemi”, tha trajneri holandez.

Ne kemi vetëm tri ndeshje pa pësuar gol, kështu që mund të mbrohemi shumë më mire. Kjo është pika më delicate, por duhet ëq të gjithë të ndihmojmë njëri-tjetrin”, tha Ten Hag.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit