Ten Hag pranë rikthimit në detyrë, gati të drejtojë skuadrën e njohur gjermane

4 Dhjetor 2024
11:11
Telesport
back button

I shkarkuar nga Manchester United një muaj më parë, trajneri holandez Erik ten Hag mund të rikthehet shumë shpejt në detyrë. Sipas “Sky Germany”, trajneri 54-vjeçar mund të jetë drejtuesi i ardhshëm i Leipzig.

Skuadra gjermane e ka bërë Erik ten Hag prioritetin e saj kryesor për rolin e trajnerit. Leipzig nuk ka fituar në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet nën drejtimin e Marco Rose dhe ky i fundit ka përfunduar mes kritikave.

Gazeta gjermane shpjegon se Rose do të ketë të drejtën e një shansi të fundit këtë të mërkurë kundër Eintracht Frankfurt në Kupën e Gjermanisë për të korrigjuar situatën. Në rast të një humbjeje tjetër, fati i tij është i vulosur.

Më pas, posti i trajnerit të RB Leipzig do t’i shkojë Erik ten Hag, ndërkohë që kandidat tjerë është edhe Roger Schmidt, gjithashtu i lirë dhe nën vëzhgim që nga mbyllja e aventurës së tij me Benfikën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit