Ten Hag replikon pas kritikave: “Cristiano është shumë larg atje në Arabinë Saudite…”

12 Shtator 2024
18:33
Telesport
back button

“Një trajner i Manchester United nuk mund të thotë se skuadra nuk ka shans ta fitojë titullin. Duhet të thotë se do të luftojë për ta fituar titullin”.

Kjo deklaratë nga Cristiano Ronaldo e para pak ditëve duket se i ka shkuar në vesh trajnerit Ten Hag, i cili ka patur probleme me portugezin, një gjë më se e dukshme kur sheh se CR7 nuk harron ta “thumbojë” sa herë të ketë rastin.

Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku holandez bëri një replikë ndaj ish-yllit të “Djajve të kuq” dhe foli dukshëm me ironi.

“Nëse e lexoni deklaratën e tij, ai e tha vetë se Manchester United nuk e fiton dot titullin. E tha, kështu është. Gjithsesi, ai është shumë larg nesh, në Arabinë Saudite. Eshtë krejt në rregull, sepse të gjithëve u lejohet të kenë një mendim”.

Po tani, a do të reagojë Ronaldo sërish? Historia ka treguar se ai nuk tërhiqet nga duelet, as ato në distancë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit