Tenistët akuza Australian Open: Nuk po kryejnë teste, kemi frikë nga infektimi

21 Janar 2022
8:56
Telesport
back button

Sikur të mos mjaftonte telenovela që bëri xhiron e botës, që përfshiu tenistin serb Novak Djokovic, i pavaksinuar dhe u përjashtua nga Australia, tenistët e pranishëm në grand slam që po zhvillohet në Melburn kanë ngritur zërin se organizatorët nuk po u përmbahen rregullave. Sipas numrit 3 në botë, Alexander Zverev, që më pas është mbështetur edhe nga të tjerë, në këtë turne nuk po kryhen teset anti-Covid, siç ishte parashikuar.

Nuk po i kryejnë testet anti-Covid, nuk respektohen rregullat, mund të lëvizim si të duam dhe të hamë ku të duam. Me pak fjalë, kemi liri të bëjmë çfarë të duam. Në këtë mënyrë mund të infektohesh shumë kollaj. Mendoj se ka mjaft tenistë të infektuar në këtë turne, por nuk po kontrollohemi. Nëse do të bëhen teste mund të dalin shumë prej nesh pozitivë”, tha Zverev. deri më tani është konfirmuar vetëm 1 rast, ai i francezit Ugo Humbert.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit