Tension te Milani, Ibra s’e pranon stolin. Hedh shishen kundër pankinës

13 Korrik 2020
9:03
Alfred Lleshi
back button

Momente tensioni te Milani, pas golit të Mertens në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Napolit. Zlatan Ibrahimovic reagoi plot zemërim pas zëvendësimit të tij nga trajneri Pioli. Suedezi hodhi një shishe uji drejt pankinës.

Dries Mertens i kaloi në avantazh të besuarit e Gattuso dhe një minutë më vonë, 61’, Pioli e nxjerr nga fusha bomberin 38-vjeçar. Ai reagon me zemërim dhe hedh një shishe drejt pankinës, para se të ulet aty, dukshëm i errësuar në fytyrë.

Në vendin e tij, në fushë, hidhet Leao, i cili kishte bërë një ndeshje të fundit të madhe kundër Juventusit. Një reagim instinktiv ai i Ibrahimovic, i cili tashmë kishte shprehur pakënaqësi në fushë në lidhje me një lojë më pak ofensive sesa zakonisht ndaj Napolit.

Në fund të ndeshjes, vetë Pioli sqaroi episodin në mikrofonat e “Sky Sport”: “Ibra ishte i zemëruar nga rezultati dhe për shkak se ai gjithmonë kërkon diçka më shumë. Pastaj, çdo lojtar kur largohet nga fusha duhet të jetë gjithnjë i zemëruar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit