Tension te Napoli, Gattuso përzë mbrojtësin portugez nga stërvitja

5 Mars 2021
9:08
Alfred Lleshi
back button

Tensioni te Napoli, pas barazimit 3-3, ka tendencë të mos ulet. Pas shpërthimit të Insigne (jemi ekip mu*i), për shkak të fundit shumë të tensionuar të ndeshjes kundër Sassuolo, një episod i tillë shkaktoi sensacion dje në stërvitje. Siç u tha nga “Sky Sport”, Mario Rui nuk e përfundoi stërvitjen me ekipin, pasi u përzu nga Gennaro Gattuso dhe shkoi në dhomën e zhveshjes para kohe.

Në bazë të vendimit të trajnerit, futbollisti pati një sjellje të padëshiruar gjatë seancës stërvitore, e para pas 3-3 kundër Sassuolo, të mërkurën në mbrëmje. Kjo nuk është hera e parë që Gattuso merr masa ndaj mbrojtësit të majtë portugez. Në ndeshjen e parë kundër Bologna, ai u dërgua në tribuna për shkak të mungesës së angazhimit. Gjatë fundjavës, klubi napolitan do të sfidojë Bologna, në ndeshjen e fazës së dytë në stadiumin “Diego Maradona”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit