Tentoi t’i largonte me detyrim, Bayern dështon me Goretzka dhe Coman

1 Shtator 2024
14:05
Telesport
back button

Bayern këtë merkato vere lëvizi me pikatore në merkato. Më shumë largoi sesa bleu. Gazeta “TZ” shkruan se në Mynih kanë nisur kursimet. Kjo nuk do shumë mend për t’u kuptuar, kur sheh largimin e papritur të një mbrojtësi si Matthijs De Ligt për 45 mln euro.

Klubi bavarez kishte investuar 25 mln euro më shumë për holandezin, i cili konsiderohej lider në mbrojtje. Gjërat ndryshuan shpejt. Me ndryshimet në strukturën drejtuese, Bayern vendosi ta shiste te Manchester United me argumentin se ai paguhej shumë.

Situata u përsërit me dy yje të tjerë në “Allianz Arena”, Kingsley Coman dhe Leon Goretzka. Bayern këmbënguli t’i largonte, aq shumë sa madje paralajmëroi mesfushorin gjerman se nuk do ta rregjistronte në skuadrën e vlefshme për sezonin e ri të Champions League.

“TZ” shkruan se Bayern dështoi në të dyja rastet. Goretzka refuzoi largimin, ashtu si edhe Coman. Gazta gjermane shkruan: “Po tani, si mund të motivosh dy yje për të luajtur, kur ke tentuar t’i largosh pa dëshirën e tyre?”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit