Ter Stegen e mbylli këtu sezonin, Barcelona studion tregun e portierëve. Ja alternativat e mundshme

23 Shtator 2024
11:53
Alfred Lleshi
back button

Lëndimi i rëndë i Ter Stegen, i cili mund të mungojë 8 muaj për shkak të një këputjeje të tendinit të patelës, e detyron Barçën të reflektojë për portën. Klubi nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë, por do të studiojë opsionet e tregut si për momentin, ashtu edhe në merkaton e dimrit.

Derisa tregu të rihapet, ekziston vetëm një mënyrë për të nënshkruar me dikë, që është lojtar i lirë, pa ekip, Domethënë, portierë që janë të papunë dhe përshtaten me rregullat e “fair play financiar” (Barça nuk është në raportet 1:1, kështu që paga e tyre duhet të jetë maksimumi 80% e pagës së Ter Stegen).

Për momentin, Iñaki Peña shfaqet si alternativa e Ter Stegen, por sezonin e kaluar dallimi mes të dyve ishte i rëndësishëm. Peña pësoi 32 gola në 17 ndeshje, ndërsa gjermani pësoi 37 gola në 36 ndeshje. Megjithëse prania e portierit nga Alicante përkoi me një periudhë me shumë humbje të rëndësishme, shifrat janë të qarta.

Momenti i sezonit e komplikon nënshkrimin e një portieri, por mes atyre që janë të lirë spikasin disa emra si Keylor Navas (37 vjeç), Jordi Masip (35 vjeç), Edgar Badía (32 vjeç), Jiri Pavlenka (32 vjeç) ose Loris Karius (31 vjeç).

Një rast i veçantë është ai i Szczesny (34 vjeç), portier i nivelit të lartë, i cili u tërhoq nga futbolli krejt papritur në muajin gusht. Në parim nuk është opsion, por në rrjetet sociale polaku ishte një nga emrat që u bë “viral” pas dëmtimit të Ter Stegen.

Nga të gjithë emrat, më i spikaturi është me siguri Navas, portier i liruar nga PSG dhe që e ka humbur rëndësinë vitet e fundit, por ishte elitar. Te Real Madridi ishte kyç në Champions League, një portier i veçantë, me shumë personalitet, specialist i penalltive dhe me reflekse të mëdha.

Një tjetër portier i lirë është Jordi Masip. Me një të kaluar te Barça, ai njeh mekanizmat e lojës blaugrana, megjithëse nuk duket se është portier që mund të ngrejë nivelin e Iñaki Peñas. Profili i tij do të ishte më shumë për të pasur një alternativë ndaj Peñas, për të mos vënë aq shumë përgjegjësi mbi Astralaga (20 vjeç), portieri i Barça B. Masip shquhet mbi të gjitha për saktësinë e tij me këmbë dhe reflekset e tij.

Një tjetër portier i shquar në tregun e lojtarëve të lirë është Edgar Badia (32 vjeç). Dy vite më parë, gjatë kohës së tij te Elche, pati faza në të cilat u bë portieri që pengoi më shumë gola në La Liga.

I lirë është edhe Loris Karius (31 vjeç), një portier me kujtime shumë të këqija për tifozët e Barçës. Gabimet e tij në finalen e Champions League kundër Real Madridit vazhdojnë në imagjinatën “culés”. Më pak i njohur është Jiri Pavlenka (32 vjeç), ndërkombëtari çek. Trajneri Flick e njeh mirë që nga koha e tij me Werder Bremen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit