Ter Stegen i habit të gjithë: Nuk i njoh kundërshtarët, nuk shoh futboll!

29 Mars 2020
16:48
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, e ka futbollin si punë dhe nuk është se e ka shumë pasion. Ai në një intervistë të tij ka treguar se nuk ndjek shumë futboll, madje nuk i mban mend emrat e kundërshtarëve që përballet. 

“Nuk shikoj ndeshje. E bëj vetëm kur luhet ndonjë përballje shumë e madhe, ose kur luan ndonjë miku im. Ndonjëherë kur më pyesin për kundërshtarët nuk kam se çfarë të përgjigjem.

“Shoh shumë pak kundërshtarët dhe më pas i shikoj dhe në fushë kur i kam përballë. Futbolli nuk është përparësi në këto kohë që jetojmë, pasi më i rëndësishëm është shëndeti”, – tha Ter Stegen.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit