Tërheqje apo një lëvizje befasuese: lajmi i bujshëm për Guardiola-n

19 Qershor 2024
11:52
Denis Hakanaj
back button

Guardiola dhe lamtumira nga Manchester Cityn në krye të të cilit ai fitoi 17 trofe, përfshirë Champions League pasi mposhti Interin në finale.

Sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për Pep Guardiolan në stolin e Manchester Cityt, me kontratën e tij që skadon në qershor 2025.

Por ka nga ata që mendojnë se mund të jetë edhe sezoni i fundit i tij si trajner, i fundit i një karriere të jashtëzakonshme në të cilën ai fitoi 38 trofe. Prej tyre, 17 me Qytetarët.

Në fjalën e tij për ‘Football Insider’, ish-sulmuesi skocez Frank McAvennie tha se katalanasi mund të vendosë të tërhiqet për të qenë më afër familjes së tij.

Guardiola ka frymëzuar një brez trajnerësh, sipas McAvennie, kështu që ai tani mund të zgjedhë të tërhiqet për t’i kushtuar më shumë kohë të dashurve të tij.

Për lamtumirën e mundshme të Guardiolas me Cityn është folur prej disa kohësh, vetë ish-trajneri i Barcelonas është hapur për këtë mundësi për rinovimin e kontratës së tij që i skadon pas një viti.

Lamtumira me anglezët mund të vijë edhe pas një dënimi të mundshëm shumë të rëndë – ka nga ata që hipotezojnë edhe rënien në Championship – të Qytetarëve për shkeljen e rregullave të ndryshme të Fair Play Financiar brenda Premier League. Në këtë kuptim do të dimë më shumë vjeshtën e ardhshme.

Nëse ai nuk tërhiqet, për McAvennie Guardiola mund të vendosë të emigrojë në Shtetet e Bashkuara, duke u ulur në stolin e një prej klubeve të MLS, një kampionat shumë i pasur, por sigurisht me shumë më pak presion se ai anglez dhe në përgjithësi kampionatet kryesoret të Kontinentit të Vjetër.

Dhe kush e di, ai mund të ribashkohet me nxënësin e tij Leo Messi, tani ylli i Inter Miami.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit