Jane mbyllur ndeshjet e nates se marte te Champions League, java e dyte. Ka pasur rezultate befasuese por jo edhe aq. Ne sfidat e mbremjes ka rene ne sy fitorja e thelle e Barcelonas me dy golat e Lewandowskit, termeti i Borussia Dortmund, fitorja cinike e Leverkusen ndaj Milanit, por edhe fitorja e madhe e Arsenal ndaj PSG. Gjithashtu Manchester City beri detyren ndaj Bratislaves ku realizoi edhe Haaland. Interi e pati mjaft te lehte me Crvena Zvezda me fitoren me poker 4-0.
Arsenali ka triumfuar 2-0 në shtëpi përballë Paris Saint-Germainit. Topçinjtë e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e nëntë me anë të Bukayo Sakas, kur lëshoi një goditje që shkoi afër shtyllës së majtë. Në minutën e 20-të, Kai Havertz kaloi Arsenalin në epërsi, kur realizoi për 1-0 me kokë, duke mposhtur Gianluigi Donnarumman.
Arsenal-PSG 2-0:
PSG filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, ndërsa Nuno Mendes goditi shtyllën në minutën e 28-të. Tre minuta më vonë, Achraf Hakimi nuk ia doli të mposhte David Rayan, që bëri një pritje bravuroze. Bukayo Saka realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 35-të, pasi u shkaktua një rrëmujë në zonën e PSG-së dhe Donnarumma u zu në befasi. Pjesa e dytë ishte po ashtu e mbushur me raste, por që rrjetat e asnjërës skuadër nuk u tundën.
Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të Champions duke shkuar 6 pike. Aspirinat e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Piero Hinicapir, por pa sukses. Victor Boniface gjeti rrjetën në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.
Leverkusen-Milan 1-0:
Milani kërkoi penallti në minutën e 81-të, pasi Tammy Abraham u rrëzuan në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu. Bayer Leverkusen e nisi furishëm me sulme pjesën e dytë, me Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që rrezikuan, por në të dyja rastet Mike Maignan ishte në vend.
Zhvillohej minuta e 51-të, kur Bonfiace arriti të shënojë kësaj radhe për 1-0. Në minutat në vazhdim Milani mori iniciativë, por një goditje e Alvaro Moratas u ndal në shtyllë dhe nga topi i kthyer spanjolli gjuajti jashtë. Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi, ku Bayer Leverkusen mori fitoren e dytë, ndërsa Milani mbetet pa fitore.
Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Young Boys me rezultat 5-0 në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi shumë mirë për katalanasit që arritën të shënonin që në minutën e 8-të më Robert Lewandowskin që përfitoi nga një asistim i Raphinas (1-0). Në minutën e 34-të, Raphinha ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar për 2-0. Pas ka minutash, ishte Inigo Martinez i cili gjeti rrjetën për 3-0 pas asistimit të Pedrit. Me të filluar pjesa e dytë, Martinez asistoi te Lewandowski që shënoi për 4-0. Goli i pestë në ndeshje erdhi nga Mohamed Camara që shënoi në portën e tij për 5-0. Polaku tashme 9 gola kete sezon!
Barcelona-Young Boys 5-0:
Borussia Dortmund fiton me tenis ndaj ekipit te Celtic duke shenuar 7 gola ku protagonistët ishin Adeyemi me tri gola dhe Guirassy me 2 gola. Nje gol tjeter u shenua nga Emre Can ne hapje. Ne fund mbylli llogarite Nmecha.
Slovan-Manchester City 0-4
Interi ka fituar ndaj Crvena Zvedas me rezultat 4-0, duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Pas barazimit ndaj Manchester City, ekipi i Inzaghit e pati te lehte me Crvena Zvezda. Calhanoglu me goditje denimi zhbllokoi takimin teksa me pas erdhen golat ne pjesen e dyte nga Arnautovic, Lautaro dhe Taremi.
Inter-Crvena Zvezda 4-0: