Terzic karikon skuadrën: Në 90 apo 120 minuta gjithçka mund të ndodhë, besoj te fitorja

30 Maj 2024
12:29
Telesport
back button

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, i intervistuar nga faqja e UEFA-s, riktheu rrugëtimin e tij të këtij sezoni te skuadra gjermane drejt finales së Champions League, që luhet të shtunën më 1 qershor në “ëembley”. Gjermanët do të përballen me Real Madrid, që e ka fituar 14 herë këtë turne.

Ne kemi luajtuar shumë mirë deri më tani në Champions, duke e fituar me meritë të drejtën për të shkuar në këtë finale. Tashmë ne përballemi me një ekip shumë të fortë që e ka pasur shpesh këtë përvojë, por ne e dimë se një në 10 ndeshje ndaj Real Madrid mund ta fitojmë. Shpresoj që kjo të jetë ajo e duhura”, tha Terzic.

Ndaj tyre mund të pësojmë shumë humbje, por në një ndeshje të vetme, në 90 minuta ose në 120 minuta dhe penallti, ne jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar në botë”, tha më tej Terzic.

Në lidhje me mungesën e experiences në ndeshje të tilla, ai shtoi: “Natyrisht që më duhet të fitoj ende përvojë në disa detaje. Por, gjithashtu, përpiqem të shfrytëzoj më shpesh njerëzit që e kanë pasur këtë përvojë, përpara se të bëj gabime që mund të ishin shmangur në fazën përgatitore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit