Teuta frymëzohet nga… Parma. Edi Martini kërkon mrekullinë ndaj kundërshtarit nga La Liga

16 Shtator 2020
15:46
Alfred Lleshi
back button

Nesër, prej orës 16:00, në stadiumin “Niko Dovana” do të luihet ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Europës, Teuta-Granada. Një përballje mjaft ë vështirë për durrsakët, sepse do të kenë kundërshtar një skuadër të La Liga-s. Në anën e bregdetarëve është të luajturit në shtëpi, por edhe ky faktor venitet shumë në kushtet e mungesës së tifozëve prej Covid-19. Shpresat janë te ndonjë mrekulli, gjithsesi, meqë flitet për një ndeshje teke, gjithçka mund të ndodhë.

Trajneri Edi Martini doli në konferencë për mediat dhe bëri një prognozë të sfidës me spanjollët: “Kemi pasur mjaftueshëm kohë për ta njohur kundërshtarin. E dimë mirë se kush është Granada, e përbërë me lojtarë cilësore. Edhe pse po flasim për një skuadër solide, ka edhe pika të dobëta.

Todorovski nuk do të jetë nesër, pasi është dëmtuar në Superkupën e Shqipërisë. Shpresojmë që të japim më të mirën, duke besuar se kemi shanset tona. Meqë luhet ndeshje teke, detajet janë determinante. Sa më pak gabime, aq më pranë suksesit je. Ne do zhvillojmë lojën tonë, pa u kompeksuar nga kundërshtari përballë, që është mjaft i vështirë.

Teuta ka historinë e vet, nga e cila duhet të frymëzohet edhe për nesër. 15 vite më përpara ka luajtur kundër Parmës. Djemtë kanë bërë mirë, kanë fituar disa trofe dhe sido që të vejë ndeshja ndaj Granadas, e kanë shkruar emrin e tyre në histori. Aspekti personal normal që të ngroh, do isha i lumtur nëse nesër do t’ia dilnim me sukses”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit