Teuta mposht Kamzën, merr kryesimin e Superligës për një natë

7 Dhjetor 2018
20:57
Telesport
back button

Java e 9-të dhe e parafundit e fazës së parë të Superligës në basketboll për meshkuj ka nisur sot në mbrëmje në Durrës, ku skuadra vendase e Teutës fitoi me lehtësi 111-76 Kamza Basket. Fitore e lehtë dhe e merituar e “djemve të detit”, që falë këtij suksesi ngjiten në krye të renditjes, në pritje të takimeve të tjera të kësaj jave, që luhen nesër.

Ndeshja ishte një formalitet për Teutën, e cila u shkëput që në periodën e parë dhe e thelloi diferencën me kalimin e kohës, duke mos i dhënë asnjë mundësi Kamzës të rivalizojë. Durrsakët treguan epërsi në fushë në çdo drejtim, duke e kthyer këtë ndeshje në një test të mirë në prag të Ligës Ballkanike, ku rikthehen të luajnë mesjavën e ardhshme.

Në Kategorinë e Parë, skuadra e Invaders mundi pa shumë probleme 95-72 Skënderbeun, duke marrë kreun e renditjes pas javës së nëntë. Ndeshja e luajtur në “Asllan Rusi” u dominua gjatë gjithë kohës nga kryeqytetasit, që zhvilluan një lojë konstante gjatë gjithë kohës. Miqtë nga Korça bënë maksimumin, por e patën të pamundur të rivalizojnë dhe fitojnë.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 9-të (7 dhjetor)

Teuta – Kamza Basket, 111-76

E shtunë, 8 dhjetor

Partizani – Goga Basket, ora 18:00

Vllaznia – Tirana, ora 18:00

Renditja: Teuta 15 pikë (6/3), Goga Basket 14 pikë (6/2), Partizani 14 pikë (6/2), Tirana 12 pikë (4/4), Kamza Basket 12 pikë (3/6), Vllaznia 8 pikë (0/8).

 

Basketboll – Kategoria e Parë Meshkuj, java e 9-të (7 dhjetor)

Invaders – Skënderbeu, 95-72

E shtunë, 8 dhjetor

Elbasani – Flamurtari, ora 12: 00

Tirana Egales Basket – Apolonia, ora 14:00

Renditja: Invaders 17 pikë (8/1), Tirana Eagles Basket 15 pikë (7/1), Skënderbeu 12 pikë (3/6), Flamurtari 11 pikë (3/5), Elbasani 11 pikë (3/5), Apolonia 9 pikë (1/7).

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit