Teuta nuk u ndahet amerikanëve, vijnë dy përforcime të tjera përtej oqeanit

16 Tetor 2020
11:15
Telesport
back button

Skuadra e Teutës në basketboll për meshkuj vijon të investojë fuqishëm në merkato, për të sjellë disa basketbollistë cilësorë. Sipas klubit durrsak, gjatë ditëve të fundit dy lojtarë amerikanë kanë firmosur për “djemtë e detit”.

I pari është Bilal Richardson, lojtar që luan në pozicionet 4-5. Një lojtar shtatlartë, që konsiderohet si i rëndësishëm për lojën nën tabelë.

Ndërsa basketbollisti i dytë që ka firmosur për Teutën është Mitchell Pelissier, një lojtar që në fakt rikthehet te durrsakët.

Diten e sotme erdhi dhe perforcimi i trete i huaj per ekipin tone. Rikthehet pas nje sezoni shume te mire me ekipin…

Gepostet von Teuta Basketboll am Donnerstag, 15. Oktober 2020

Pas këtyre dy blerjeve shkon në 3 nukmri i basketbollistëve amerikanë që do të lujanë për teutën (Jordan Strawberry është lojtari i tretë i huaj), ndërkohë që ekipi do të drejtohet nga malazezi Nikola Milatovic.

Teuta pretendon të fitojë titullin kampion sezonin e ri edhe pse ende nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të rinisë kampionati, për shkak të pandemisë Covid-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit