Teuta triumfon në Fier dhe ngjitet e dyta, Elbasani e Partizani duelojnë për kreun në Kategorinë e Parë

30 Nëntor 2024
19:51
Telesport
back button

Vetëm një ndeshje e javës së 7-të e Superligës në basketboll për meshkuj luajtur deri më tani, ku Teuta fitoi 78-64 ndaj Apolonisë në Fier. Ndeshje e komanduar nga durrsakët, që ngjiten në vendin e dytë falë 36 pikëve të dyshes Gorrea-Powell.

Në takimet e Kategorisë së Parë, Fieri Basket arriti një fitore në sekondat e fundit ndaj Flamurtarit me shifrat 85-83. Nuk zhgënjen Partizani, që mundi 84-64 Skënderbeun në Korcë dhe mban vendin e dytë në renditje.

Gjithsesi, në krye të klasifikimit së këtij kampionati qëndron Elbasani, që mundi 144-109 Pogradecin jashtë fushe. Ekipi i Elbasanit nuk ka pësuar ende asnjë humbje këtë sezon dhe udhëheq me pikë të plotą.

Superliga-Meshkuj, java e 7-të

Apolonia – Teuta, 64-78

Vllaznia – Tirana, 1 dhjetor

Besëlidhja – Kamza Basket, 2 dhjetor

Renditja: Besëlidhja 12 pikë, Teuta 11 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Tirana 9 pikë, Apolonia 9 pikë, Vllaznia 7 pikë. 

Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 7-të

Pogradeci – Elbasani, 109-144

Skënderbeu – Partizani, 64-84

Fieri Basket – Flamurtari, 85-83

Renditja: Elbasani 14 pikë, Partizani 13 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Fieri Basket 10 pikë, Flamurtari 9 pikë, Pogradeci 7 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit