Theo Hernandez ka përfunduar përherë të parë në shënjestrën e tifozëve të Milan-it pas pesë viteve për shkak të një fillimi jo të mirë të sezonit.
Francezi nuk po luan në maksimumin e mundësive të tij dhe ky fakt po zemëron shumë tifozët e skuadrës, të vetëdijshëm për afësitë e mbrojtësit francez.
Mbrapa këtij rendimenti jo të mirë mund të qëndrojë një arsye e qartë që po e shpërqendron lojtarin nga muaji qershor: diskutimet për të ardhmen e tij.
Gjatë Europianit, Theo ka lënë të kuptohet se po vlerësonte seriozisht mundësinë për t’u larguar nga Milan-i, skenar që më pas nuk u konkretizua për shkak se Davies qëndroi te Bayern Munich, Mendy te Real-i dhe Nuno Mendes te PSG.
Objektivi i Milan-it është t’ia rinovojë kontratën Theo-s dhe ta bintë të qëndrojë në Milanello.
Për Milan-in është e pamundur t’i ofrojë një kontratë prej 18 milionë eurosh në sezon si ajo e vëllait të tij, Lucas, te PSG, por Theo mund të kënaqej edhe me “vetëm” 8 milionë.
Sipas Corriere dello Sport, Hernandez do të bëhej lojtari më i paguar i Milan-it, edhe se Leao me Morata-n, nëse do t’i ofrohej kjo kontratë. Megjithatë, synimi i klubit kuqezi është t’i ofrojë mes 5 dhe 6 milionë euro.